Sport

A do ta nderojë PSG-ja Leo Messin në ‘Parc des Princes’? Trajneri Galtier: “Nuk është e nevojshme, tifozët do të kujdesen për të”…

“Ishte e rëndësishme që të gjithë lojtarët në qendrën tonë sportive ta nderonin. Ai u emocionua nga kjo festë”

5 Janar 2023, 18:28 Nga DOSJA

A do ta nderojë PSG-ja Leo Messin në ‘Parc des Princes’?

FRANCE - Christophe Galtier foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme në transfertë ndaj Châteauroux për Kupën e Francës. Ai u pyetja edhe për gjendjen e Messit dhe nderimin e mundshëm në ‘Parc des Princes’ të yllit argjentinas:

"Leo u stërvit dje dhe sot, por ai nuk do të luajë nesër. Ne po sigurohemi që të jetë gati për ndeshjen e radhës, do të jemi shumë i vëmendshëm ndaj asaj që bën”. Harresë apo haraç? “Ishte e rëndësishme që të gjithë lojtarët në qendrën tonë sportive ta nderonin.

Ai u emocionua nga kjo festë. A do të ketë një tjetër në stadium? Të shohim kur të luajë ndeshjen e radhës, por nuk ka asnjë kërkesë, apo nevojë që Leo festohet. Shpresoj që ai të festohet nga tifozët tanë, nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë."

A do ta nderojë PSG-ja Leo Messin në ‘Parc des Princes’?

Mungon Neymar? "Mungesa e Neymar ishte planifikuar, si ajo e të gjithë lojtarëve të pranishëm në Kupën e Botës. Ne kishim vendosur që ai të trajtonte ndrydhjen e kyçit të këmbës gjatë kësaj periudhe. Ai donte të luante në ligë, por u pezullua."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll