Politike

‘Kryetari pa gjimnaz’/ Flamur Golemi i përgjigjet gazetarit, nxjerr 2 diplomat… ama notat lënë për të dëshiruar

11 Shtator 2019, 09:58 Nga DOSJA
‘Kryetari pa gjimnaz’/ Flamur Golemi i përgjigjet gazetarit,

GJIROKASTËR- Gazetari Telnis Skuqi akuzoi disa ditë më parë kryetarin e Bashkisë Gjirokastër se ka patur probleme me përfundimin e shkollës së mesme. Ai thoshte se Golemi ka deklaruar dy vite të ndryshme për fillimin dhe mbarimin e arsimit të mesëm.

Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996, ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» përmendte vitet  1990-1994.

Ndërkohë që përgjigjia ka ardhur nga Golemi, i cili ka shpërndarë në mediat lokale dokumentet e diplomës së shkollës së mesme dhe asaj të lartë. Në dy diplomat shihet se Golemi ka përfunduar gjimnazin në Fier, por nuk saktësohet data ku kryebashkiaku ka përfunduar mësimin. Gjithashtu, bie në sy edhe nota 6 e tij në lëndën e Gjuhës së Huaj.

Revanshin, Golemi duket se e ka marrë në shkollën e lartë, ku në programin e Mjekësisë së Përgjithshme është diplomuar me nota të shkëlqyera.

 

Telnis Skuqi, thoshte se nështë i gatshëm të provojë se Golemi nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit. “Nëse ai provon të kundërtën, shkruante gazetari, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.”

Përballja mbetet interesante, dhe mbetet për t’u ndjekur sesi do të vijojë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur golemi telnis skuqi flamur golemi telnis skuqi

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2019, 08:15

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar lidhur me çmimin e teksteve shkollore për vitin e ri arsimor, i cili pritet t...