Politike

Takimi me “Venecian”/ Meta: Nuk shkarkohem se s’kam shkelur Kushtetutën, dekoroj Ramën po hapi negociatat

11 Shtator 2019, 09:18 Nga DOSJA
Takimi me “Venecian”/ Meta: Nuk shkarkohem se s’kam shkelur

TIRANË- Për gati 90 minuta Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur për takimin me anëtarët e Komisionit të Venecias. Meta u shpreh se takimi ka qenë shumë i mirë dhe e respekton këtë komision, pasi sipas tij kanë bërë gjëra të mira për Shqipërinë. Ai u shpreh se është besimplot që nuk do të shkarkohet pasi nuk ka thyer asnjë nen të Kushtetutës. Ai tha se të gjitha vendimet e tij janë para marrë para të gjithë shqiptarëve dhe nuk i druhet asnjë shkarkimi.

Një pjesë të mirë të fjalës së tij ia dedikoi dhe raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij. Kreu i shtetit shtoi se qetësia në komision vinte sespe shkoi për të respektuar institucionin. Më tej foli dhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke thënë se është gati që të festoj.

Meta u shpreh se po bën çdo gjë që negoicatatat të hapen dhe është i gatshëm që ulet në dialog dhe me Ramën, pasi bashën e takoi sot, duke thënë se ishte thjeshtë një bisede pas pushimeve. Meta bëri dhe një premtim publik, se nesë Shqipëria do të marrë “PO-në” nga BE, ai do të japë dekoratën “Urdhri i Skënderbeut”, ndërsa Bashën dhe Kryemadhin nuk i dekoron sepse kanë braktisur insticionet.  Nuk mungoi një koment për deklaratën e Mimi Kodhelit se “komisioni i Venecias e kishte marrë vendimin për Metën”, ku Presidenti u shpreh se nuk mund të flas në emër të një institucioni të nderuar.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta dha llogari 3 ditë më parë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin. Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 11 shtator 2019 meta në komision ps shkarkon metën ilir meta konferenca e metes 11 shtator 2019 meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2019, 08:15

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar lidhur me çmimin e teksteve shkollore për vitin e ri arsimor, i cili pritet t...