Politike

Gazetari nxjerr dokumentet për kryebashkiakun e Ramës: S’ka mbaruar gjimnazin! Jep dorëheqjen

Gazetari Telnis Skuqi shkruan se në dy deklarata të tij, Golemi jep dy vite të ndryshme për fillimin dhe mbarimin e arsimit të mesëm.
Featured image of article: Gazetari nxjerr dokumentet për kryebashkiakun e Ramës: S’ka mbaruar gjimnazin! Jep dorëheqjen Flamur Golemi

GJIROKASTËR– Gazetari Telnis Skuqi ngre pikëpyetje lidhur me arsimin e mesëm të kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemit.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Skuqi shkruan se në dy deklarata të tij, Golemi jep dy vite të ndryshme për fillimin dhe mbarimin e arsimit të mesëm.

Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996, ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» përmend vitet  1990-1994.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar ose nuk e ka përjetuar të rininë e tij. Unë e sfidoj kryebashkuan. Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit. Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative. Nëse ai nuk qartëson rininë e tij, urgjentisht të japi dorëheqjen nga mandati i paligjshëm dhe të shkoj në prokurori për falsifikim të dokumentave zyrtare. Loja fillon,“-shkruan gazetari.

Postimi i plotë: 

Flamur Golemi ishte kandidati socialist që garoi i vetëm për të drejtuar Bashkinë e Gjirokastrës. Ai zëvëndësoi në detyrë, kryetaren nga radhët e LSI-së, Zamira Rani.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment