Politike

Kriza politike/ Basha një orë në zyrën e Metës, presidenti njofton konferencë për mediat: I hapur për çdo pyetje

11 Shtator 2019, 09:16 Nga DOSJA
Kriza politike/ Basha një orë në zyrën e Metës,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim urgjent me presidentin e vendit, Ilir Metën.

Takimi, i cili zgjati për rreth 60 minuta, u zhvillua në ambientet e Presidencës dhe se gjatë tij u diskutua lidhur me situatën politike në vend.

Vetëm tre ditë më parë, kreu i shtetit doli para Komisionit Hetimor gjatë seancës për shkarkimin e tij dhe arsyetoi se zgjedhjet i anuloi pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Informacion për të cilin kishte informuar edhe Bashën.

Nga ana tjetër, zytarë të PD-së u shprehën zyrtarisht se nuk kanë patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

Ndërkohë në Shqipëri ka mbërritur edhe Komisioni i Venecias për të dhënë opinionin e tyre lidhur me shkarkimin e Metës. Pas takimit me ta dhe me Bashën, kreu i shtetit ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me të. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kuvendit ilir meta lulzim basha meta në komision ps shkarkon metën djegia e kuvendit ilir meta lulzim basha meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2019, 08:15

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar lidhur me çmimin e teksteve shkollore për vitin e ri arsimor, i cili pritet t...