Politike

Punësimet/ Artan Lame ‘shpërthen’ ndaj të gjithëve: O Kadastrën, o qokat! Mos më ndërhyni, duam profesionistë

11 Shtator 2019, 08:53 Nga DOSJA
Punësimet/ Artan Lame ‘shpërthen’ ndaj të

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka deklaruar se askush mund  mund të ndërhyjë në çështjen e punësimeve në këtë institucion. Lame iu ka bërë një thirrje të gjithëve, duke kërkuar nga njerëzit e familjes apo ata që e njohin nga afër që të mos i kërkojnë favore për të hyrë në punë apo të bëjnë ndërhyrje që të favorizojnë persona të caktuar.

“Ju lutem mos më ndërhyni për punësimet. Duhen profesionistë dhe jo miq. Të gjithë kërkojnë të zgjidhin nyjen e pronës, e cila zgjidhet vetëm me profesionistë.O më thoni të bëj Kadastrën, ose qoka me miqtë. Të dyja nuk bëhen”, ka deklaruar Lame.

Ai bëri dije se janë 74 vende vakante në zyrat e Kadastrës dhe i ftoi të gjithë të interesuarit të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj agjencie.

Reforma për rritjen e profesionalizmit do të vijojë. Sot po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në zyrat e kadastrës. 74 vende të lira në kadastër në profesione të ndryshme. ”, u shpreh Lame.

Çfarë është Kadastra?

Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues. Organet drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të ketë gjithsej 7 anëtarë, një prej të cilëve është Drejtori i Përgjithshëm.

J.V/A.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 74 vende vakante artan lame riorganizimi i kadastrës 74 vende vakante artan lame riorganizimi i kadastrës

Sondazh

Poll

Politike 11 Shtator 2019, 08:15

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar lidhur me çmimin e teksteve shkollore për vitin e ri arsimor, i cili pritet t...