Politike

Kodheli kundër Tahirit: Radarët nisën punën në dhjetor, s’prisja letër nga askush se e dija situatën

10 Shtator 2019, 15:16 Nga DOSJA
Kodheli kundër Tahirit: Radarët nisën punën në dhjetor,

TIRANË– Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur lidhur me çështjen e radarëve që u përmend nga kolegu i saj Saimir Tahiri gjatë seancës së tij gjyqësore. Në një prononcim për Dosja.al, Kodheli konfirmoi që ish-ministri i Brendshëm i ka nisur një shkresë për radërët por në tetor të vitit 2013.

Po ashtu Kodheli u shpreh se radarët në vend kanë filluar që të punojnë në dhjetor të po atij viti. “Radarët nuk fiken dot. Radarët kanë filluar të punojnë në dhjetor të vitit 2013. Një grup i madh njerëzish monitorojnë ujërat detare”, ka qenë kjo një pjesë e përgjigjes së Kodhelit. 

Më tej ajo ka thënë se nuk priste asnjë shkresë nga askush, pasi e dinte situatën e me radarët që para se të hynte në zyrë si minsitre. 

Kam qenë ministre. Që në kohën e Saliut nuk punonte asnjë radar, e kam ditur pa hyrë në zyrë fare. Ndaj dhe në nëntor pasi kisha vetëm 2 muaj punë kam bërë dhe një VKM, dhe janë nxjerrë lekë nga rezervat e shtetit që të fillonte të vihej sistemi në punë. S’kam pas nevojë për asnjë letër nga askush, korrespontenca midis ministrash është thjesht rutinë pune”, është shprehur Kodheli për Dosja.al

Ditën e sotme gjatë seancën gjyqësore Tahiri është ndalur edhe tek çështja e radarëve që nuk punonin. Ish-ministri ka treguar se ka patur një shkresë “Top Secret” të cilën ia ka dërguar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku e ka informuar se policia ka konstatuar se radarët nuk punojnë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fikja e radareve gjyqi per saimir tahirin mimi kodheli saimir tahiri skandali i radareve fikja e radareve gjyqi per saimir tahirin mimi kodheli saimir tahiri skandali i radareve

Sondazh

Poll