Politike

A do të shkarkohet Presidenti? Kryemadhi: S’më shqetëson fare, Meta vështirë të ndalet

10 Shtator 2019, 17:40 Nga DOSJA
A do të shkarkohet Presidenti? Kryemadhi: S’më shqetëson

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kafolur në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, iniciativë e marrë kjo nga maxhoranca. Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi u shpreh se kjo gjë nuk është fare në axhendën e saj apo të LSI-së.

E pyetur nëse Komisioni Hetimor do të marrë vendimin ekstrem për ta shkarkuar apo Presidnetin, Kryemadhi shtoi se Meta është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur

Meta ka qenë përpara komisionit hetimor parlamentar I cili po e akuzon për shkeljen e kushtetutës. Mendoni se ky komision do ta marri aktin ekstrem deri në shkarkimin e presidentit?

Monika Kryemadhi: Mua nuk më shqetëson fare kjo gjë. Nuk është pjesë e axhendës time politike dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku të cilën e ka future regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta I ka kapacitetet e veta për tu përballur politikisht dhe di të them që është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

(f.m/dosja.l)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta në komision monika kryemadhi meta në komision monika kryemadhi

Sondazh

Poll