Sport

Xavi ndëshkon skuadrën pas barazimit në derbi: nuk ka pushim për natën e Vitit të Ri...

E gjithë skuadra do të jetë sot pasdite në qendrën sportive të Barçës, ku do të zhvillohet rregullisht seanca e parë stërvitore e vitit 2023

1 Janar 2023, 11:57 Nga DOSJA
Xavi ndëshkon skuadrën pas barazimit në derbi: nuk ka pushim

SPANJE - Barazimi i djeshëm 1-1 mes Barcelonës dhe Espanyolit në derbin katalanas, bëri që trajneri i ‘blaugranas, Xavi Hernandez ta “dënojë” skuadrën e tij, duke anuluar ditën e lirë të planifikuar për sot në rast fitoreje. 

Trajneri i kishte premtuar se do t'i jepte skuadrës së tij një ditë pushim shtesë në rast suksesi në derbi, por ata nuk shkuan përtej barazimit. Për këtë arsye, e gjithë skuadra u thirr pasdite në qendrën sportive të Barçës, ku do të zhvillohet rregullisht seanca e parë stërvitore e vitit 2023, raporton AS.com .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll