Sport

Pas 5 vitesh vjen 'divorci', spanjoli Félix Sánchez nuk është më trajner i Katarit…

Ai i udhëhoqi arabët drejt fitimit të Kupës së Azisë 2019 dhe në Kupën e Botës 2022

1 Janar 2023, 10:28 Nga DOSJA

Pas 5 vitesh vjen 'divorci', spanjoli Félix Sánchez nuk

KATAR - Faza e Félix Sánchez në krye të kombëtares së Katarit është histori. Trajneri spanjol, në krye të ekipit arab që nga viti 2017, erdhi në Akademinë Aspire në vitin 2006 për të ndërtuar një ekip konkurrues për Kupën e Botës 2022.

Gjatë rrugës, Félix Sánchez udhëhoqi Katarin drejt fitimit të titullit të tij të parë të madh, Kupës së Azisë 2019, ekuivalente me Eurokupën dhe të cilën e arriti shkëlqyeshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, katër vjet më parë.

Në Botëror, megjithatë, skuadra e Katarit nuk ishte në lartësinë e detyrës dhe i humbi të tre ndeshjet që luajti, duke shënuar vetëm një gol dhe pësuar shtatë.

Federata e Katarit, i ndërpreu marrëdhëniet me nderime: “Kemi kaluar disa vite të mrekullueshme së bashku , të mbushura me shumë momente të pabesueshme, të cilat do të jetojnë përgjithmonë në historinë e futbollit të Katarit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll