Sport

Mikel Arteta hedh poshtë idenë se epërsia prej 7 pikësh mjafton për titullin e Arsenalit

Në këtë fazë sezonin e kaluar, Arsenali ishte pas Manchester Cityt me 12 pikë larg

1 Janar 2023, 11:11 Nga DOSJA
Mikel Arteta hedh poshtë idenë se epërsia prej 7 pikësh

ANGLI - Arsenali ka ulur shanset e tij për të fituar Premier League, pavarësisht se e mbylli vitin 2022 shtatë pikë përpara në krye të tabelës. ‘Topçinjtë’ e thelluan epërsinë ndaj Manchester Cityt me një fitore 4-2 në Brighton në natën e Vitit të Ri.

Por trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas ndeshjes tha se skuadra e tij ka vend për përmirësim, pas një lëkundjeje kur kryesonte 3-0. Ai tha se hendeku në krye të tabelës "nuk do të thotë asgjë" nëse Arsenali rrëshqet dhe "fokusi ynë i vetëm është të përmirësohemi".

Arsenali nuk e ka fituar Premier League që nga viti 2004, por vetëm pas përvjetorit të tretë të Artetës si trajner, ata janë pozicionuar ‘pole’ për të fituar atë që do të ishte titulli i 14-të i klubit londinez në ligë. Duke shkuar në ndeshjen e fundit të Premierligës të vitit 2022, Arsenali u mbështet duke ditur se City kishte barazuar 1-1 me Evertonin në shtëpi më herët gjatë ditës.

“Ne e dinim rezultatin (e ndeshjes së Manchester Cityt), por nxitja është që ne duhet të vimë këtu dhe të fitojmë dhe për ta bërë këtë, duhet të performojmë në nivelin më të lartë në këtë ligë,- tha Arteta për ‘BBC Sport’. - Sonte ne duhej të kishim një paraqitje të madhe për të fituar kundër një skuadre vërtet të mirë si Brighton. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, veçanërisht në momentet e mbrojtjes. Kemi ende vend për t’u përmirësuar."

Arsenali dhe City kanë luajtur nga 16 ndeshje secila deri më tani këtë sezon. Në të njëjtën fazë në 2021-2022, “Topçinjtë” ndiqnin City me 12 pikë më pak.

"Kjo tingëllon e mahnitshme,- tha sulmuesi Bukayo Saka për ‘Sky Sports’ për pozicionin e tyre aktual. - Sigurisht që në fillim të sezonit nëse na pyesni nëse e donim këtë, ne do t'ju kafshonim dorën. Jemi vërtet të lumtur".

Saka i dha Arsenalit epërsinë perfekte në Brighton me një gol pas vetëm 66 sekondash, por sulmuesi anglez është i bindur se ekipi nuk po shikon shumë përpara, me sezonin as në gjysmë të rrugës. “Është një mundësi e shkëlqyer që kemi, një vend i mrekullueshëm ku e kemi vendosur veten, - shtoi ai. - Ne nuk jemi duke u fokusuar në këtë tani. Ne jemi duke u fokusuar në ndeshjen e ardhshme sepse e dimë se sa mirë ka luajtur Newcastle."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll