Sport

Pele/ Nderimi brilant i mesfushorit Bruno Guimarães të Newcastle, për “Mbretin”…

“Për mua dhe për të gjithë brazilianët, Pelé është një zot futbolli. Doja ta nderoja për atë që bëri për popullin brazilian”. “Për mua dhe për të gjithë brazilianët, Pelé është një zot futbolli. Doja ta nderoja për atë që bëri për popullin brazilian”.

1 Janar 2023, 10:12 Nga DOSJA

Pele/ Nderimi brilant i mesfushorit Bruno Guimarães të Newcastle,

ANGLI - Bruno Guimarães, mesfushori i kombëtares braziliane, që luan me Newcastle, shkëlqeu në krijimtarinë e tij për të nderuar të ndjerin Pelé, i cili vdiq të enjten e kaluar në moshën 82-vjeçare.

Lojtari i skuadrës angleze doli në fushë për takimin me Leeds në Premier Ligën, me një fanelë të 'Mbretit' në kombëtaren braziliane, me “10”-tën në shpinë dhe një autograf të Pelé, duke treguar emocionin e Bruno Guimarães gjatë këtij momenti.

“Për mua dhe për të gjithë brazilianët, Pelé është një zot futbolli. Doja ta nderoja për atë që bëri për popullin brazilian. Ai ishte lojtari i preferuar i gjyshit tim dhe jam shumë i trishtuar. Për mua ai është mbreti i futbollit”,- ka thënë lojtari i Newcastle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll