Sport

Premier League/ Arsenali edhe më shumë lider pas fitores në Brighton, +7 para Cityt...

Arsenali konsolidoi vendin e parë në Premier League të shtunën falë suksesit të tij në fushën e Brighton (4-2). ‘Topçinjtë’ kalojnë 7 pikë përpara skuadrës së Guardiolës dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre të shkëlqyer.

31 Dhjetor 2022, 20:51 Nga DOSJA

Premier League/ Arsenali edhe më shumë lider pas fitores në

ANGLI - Arsenali vazhdoi ritmin e tij të mrekullueshëm në krye të Premier League.  Gjatë lëvizjes në transfertën e Brightonit të shtunën, ‘Topçinjtë’ u frikësuan paska, por u larguan të gëzuar nga fusha e “Axen Stadium”. 

Ata tashmë e kanë mbyllur me një fitore tepër të vlefshme vitin 2022. Lojtarët e Mikel Artetës i mposhtën kundërshtarët e tyre (4-2) dhe tani ndjehen më shumë se kurrë lider të Premier Leagues, duke e lënë Manchester Cityn 7 pikë pas.

Për Arsenalin shënuan Saka (2’), Odegaard (39’), Nketiah (47’) dhe Martinelli (71’), ndërsa për vendasit e Brighton realizuan Mitoma (65’) dhe Ferguson (77’). Mitoma (89’) shënoi edhe një gol tjetër, i cili u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Premier League/ Arsenali edhe më shumë lider pas fitores në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll