Sport

Griezmann, me flokët rozë për të harruar humbjen e titullit të Kupës së Botës...

Asi francez i Atletico Madrid ka lyer edhe flokët jeshile në të kaluarën

1 Janar 2023, 10:33 Nga DOSJA

Griezmann, me flokët rozë për të harruar humbjen e titullit

SPANJE - Sipas shumëkujt, ai ishte lojtari më i mirë i kombëtares së Francës në Botërorin e Katarit. Antoine Griezmann, i cili nuk pati një vit të mirë me Atletico Madridin u “transformua” në Katar, por skuadra e tij humbi kupën ndaj Argjentina në finale.

Futbollisti francez 31-vjeçar që ka fituar Botërorin 2018 në Rusi, është pikëlluar nga humbja e titullit në Katar, gjë që e tregojnë edhe flokët e tij. Griezmann vendosi t'i lyejë ato me ngjyrë rozë dhe u shfaq kështu për herë të parë në ndeshjen e La Ligës midis Atlético dhe Elche.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann)

Madje ai i solli një hijeshi skuadrës së Simeones, pasi fitoi 2-0! Antoine i kishte lyer flokët jeshile në fillim të sezonit! Në Katar luante me flokë bjonde dhe ishte i mrekullueshëm!

Tani, sulmuesi francez, Antoine Griezmann, duhet të vendosë se cila ngjyrë i sjell fat dhe ta adoptojë atë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll