Sport

‘Spotify’, sponsorizues dhe 'të drejtat e emrit' për herë të parë në histori...

Kompania muzikore e transmetimit zëvendësoi Rakuten, pas pesë vitesh bashkëpunim të firmës japoneze me skuadrën ‘blaugrana’, madje duke vënë emrin e saj edhe në stadiumin Camp Nou

1 Janar 2023, 10:41 Nga DOSJA
‘Spotify’, sponsorizues dhe 'të drejtat e emrit'

SPANJE - Camp Nou, që nga vera e kaluar, mban edhe emrin Spotify. Më 1 korrik,  Barça i dha fund marrëdhënies me Rakuten (2017-22) dhe nënshkroi me Spotify, i cili për herë të parë jo vetëm u bë sponsori kryesor, por i dha edhe emrin Camp Nou. 

Edhe pse klubi nuk i zbuloi shifrat për shkak të konfidencialitetit, marrëveshja me kompaninë suedeze do të shkonte në 435 milionë: 57.5+2.5 variabla për 4 sezone (2022-26) për pjesën e përparme të fanelave të meshkujve dhe femrave, 5 milionë për tre vjet (2022-25) për gjoksin e veshjeve stërvitore, 5 milionë në vit gjatë 4 viteve të punës në Camp Nou (2022-26) dhe 20 milionë për tetë vite në vijim ( 2026-2034).

Asambleja e jashtëzakonshme e delegatëve, e thirrur nga Barça më 3 prill për të hedhur në votim marrëveshjen e sponsorizimit me Spotify, e para e mbajtur në mënyrë elektronike në historinë e klubit, nuk solli asnjë surprizë. Marrëveshja u ratifikua përfundimisht me 625 vota pro, 49 kundër dhe 27 të bardhë, por duhet të numërohen edhe 205 abstenime. 

Në momentin e votimit, siç përshkruhet nga sekretari i bordit, Josep Cubells, u akredituan 906 delegatë, mes atyre që ndoqën zhvillimin e aktit nga distanca dhe atyre që e bënë personalisht, mes të cilëve ishin anëtarë të bordit aktual, ish-presidentë, partnerë senatorë, anëtarë të komisioneve të ndryshme statutore dhe Avokati i Popullit i Shoqatës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll