Aktualitet

Vdekja e punëtorëve, administratori i “Skela Syla” mohon akuzat. Gjykata e lë në burg

10 Shtator 2019, 17:46 Nga DOSJA
Vdekja e punëtorëve, administratori i “Skela Syla” mohon

TIRANË- Petrit Syla, adminsitrator i kompanisë “Skela Syla”, ka dalë sot para gjykatës dhe është njohur me masën e sigurisë që është caktuar për të. Mësohet se gjyqtari Sokol Tona ka pranaur kërkesën e Prokurorisë dhe e ka lënë në burg biznesmenin.

Mbi Sylën rëndon akuza e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” lidhur me ngajrjen e rrëzimit të skelës në Tiranë, ku humbën jetën dy puntorët Ergys Ibrahimi dhe Orjon Kodra dhe u plagosën 3 të tjerë.

Para togave të zeza mësohet se administratori i firmës ka thënë se nuk ka asnjë përgjegjësi për vendosjen e skelave dhe rrëzimin e tyre. Ai ka shtuar se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme dhe u ka hedhur fajin viktimave duke thënë se kanë bërë gabim çmontimin.

Disa javë më parë një skelë u shkëput nga një pallat dhe u ka marrë jetën dy punëtorëve, nga pesë të plagosur gjithsej. Të vdekur kanë mbetur Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.

Pallati ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është dhe banesa e zv. Kryeministrit Erion Braçe, i cili reagoi plot dy ditë pas ngjarjes. Ai theksoi se nuk kishte asnjë përgjegjësi për  ngjarjen.

Edhe ditën e djeshme një ngjarje e ngjashme ndodhi në zonën e Medresësë në Tiranë, ku një punonjës humbi jetën pasi ra nga skela. Policia, ngjarjen e ka raportuar me 4 orë vonesë duke mos sqaruar atë që ka ndodhur me punëtorin e ndërtimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik sula skela syla vdekja e punetoreve ne tirane besnik sula skela syla vdekja e punetoreve ne tirane

Sondazh

Poll