Aktualitet

Po rrihnin qenin, katër të rinj në Vlorë dhunojnë turistin që ndërhyu t’i ndalonte, rusi: U thashë të ndalonin

10 Shtator 2019, 16:49 Nga DOSJA
Po rrihnin qenin, katër të rinj në Vlorë dhunojnë

VLORË– Një turist është dhunuar nga dy të rinj në qytetin e Vlorës.

Dosja.al ka mësuar se gjithçka ka nisur pasi turisti Sergey Dzambula është përpjekur të ndalojë disa të rinj që po dhunonin një qen. Por katër personat e tjerë e kanë rrahur në momentin që Dzambukla ka lajmëruar policinë dhe është afruar të bëjë foto.

Vetë turisti ka treguar në dëshminë e tij në polici se gjithçka që ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë për shkak të ndërhyrjes së tij.

Pashë katër të rinj që po dhunonin një qen. U afrova t’i ndaloj dhe u thashë që do të merrja policinë në telefon. Ata nuk u zmbrapsën. Mora policinë dhe u afrova të bëj foto por ata më rrahën pastaj,”- mësohet të ketë thënë Dzambukla.

Ndërkohë katër të rinjtë nuk janë identifikuar ende dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rrihet turisti rus sergey dzambula vlore rrihet turisti rus sergey dzambula vlore

Sondazh

Poll