Aktualitet

‘Kush ua ka montuar këtë gjë?, Tahiri: Nuk përgjigjem! E keni harruar ministrin që isha. Unë dua të jem i lirë (VD)

10 Shtator 2019, 14:25 Nga DOSJA
‘Kush ua ka montuar këtë gjë?, Tahiri: Nuk përgjigjem!

TIRANË– Pas shtyrjes së seancës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndalur jashtë ambienteve të Gjykatës së Krimeve të Rëndë për të dhënë një prononcim për mediat.

Në fjalën e tij, Tahiri ka këmbëngulur në pafajësinë e tij duke u shprehur se Prokuroria nuk e kishte bërë punën e saj siç duhet.

Thashë që Prokuroria duhet të hapte një hetim dhe të mos kursente asnjë njeri. E thashë dhe e përsëris që Prokruroria ka pasur 2 vjet kohë ta hetonte. Kam zero takime dhe kontakte me personat e akuzuar. Si dreqin e kam bërë unë këtë? Më akuzojnë në të njëjtën kohë që luftoja Lazaratin. Si mund t’i bëja të dyja? E keni harruar ministrin që isha. Mos e harroni ministrin që isha. Është e tepërt kjo që ka ndodhur. Është gënjeshtër aq e madhe dhe mu desh aq kohë që ta çmontoja aty brenda,”-tha Tahiri.

PRONONCIMI I TAHIRIT PËR MEDIAT:

-Nëse dënoheni, kush ua bën këtë? Kush ua ka bërë këtë montim siç e quani ju?

Nuk përgjigjem, e ke bërë pyetjen si për kafe. Unë besoj aq shumë tek e vërteta ime. Besoj aq shumë tek drejtësia. Besoj aq shumë saqë nuk më shkon ndër mend të mendoj këto që thua.

Për kë ishte kodi i dhomës së hotelit?

Përtoj të merrem me kode dhe të gënjej. E kam kollaj të them atë që mendoj drejtpërdrejt. Më akuzonin se kam paguar hotel 1000 euro nata. Kjo provohet me letërporosi. S’kam pasur as pasuri marramendëse. E thashë maksimumi që kam paguar ishte 140 euro. Ishte për të dhënë që drejtësia ka mundësi të flasë shumë më fort se gënjeshtat në publik. Të vërtetën time do ta përçoj fort. Do të kem kohë që të vërtetën tja them çdo qytetari në vesh.

-Fikja e radarëve?

Në dijeninë time radarët nuk ka asnjë mundësi që të fiken. Prokuroria kishte 2 vite kohë sesi mund të fiken. Unë them jo dhe jo, këta radarë nuk mund të fiken. Prokuroria as nuk e thotë por hamendëson se kjo është pjesë e veprimtarisë kriminale. Kam bërë të pamundurën për të luftuar krimin, e kam bërë me detyrën me pasion. E kam bërë duke iu sulur drejtësisë. Nuk më kanë lënë fuqitë dhe as nuk do të më lënë.

Përmendët edhe Edi Ramën, ishte ftesë apo ironi ndaj Prokurorisë?

Unë kisha një muaj në detyrë. Më akuzonin se harxhoja 20 mln euro në fushatë. Thashë që Prokuroria duhet të hapte një hetim dhe të mos kursente asnjë njeri. E thashë dhe e përsëris që Prokruroria ka pasur 2 vjet kohë ta hetonte. Kam zero takime dhe kontakte me personat e akuzuar. Si dreqin e kam bërë unë këtë? Më akuzojnë në të njëjtën kohë që luftoja Lazaratin. Si mund t’i bëja të dyja? E keni harruar ministrin që isha. Mos e harroni ministrin që isha. Është e tepërt kjo që ka ndodhur. Është gënjeshtër aq e madhe dhe mu desh aq kohë që ta çmontoja aty brenda.

Si do ndjeheni nëse dilni i pastër?

Kjo hyn në betejat më të mëdha të jetës time. Kam hyrë si qytetar i thjeshtë. Nuk më është dashur ndihma e askujt. Unë them e mirëpres datën 19 që Gjykata të japë vendimin. E shoh të pamundur që të mendoj çdo gjë tjetër. Ka deputetë dhe ish-ministra që kanë vrarë njerëz që jo vetëm kanë hequr dorë nga mandati madje nuk kanë shkuar as në Prokurori. Mua më intereson drejtësia. Unë dua të jem i lirë. Të kem gojë për të folur dhe shpirt për të menduar.

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri edi rama gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll