Aktualitet

“Nëse SPAK drejtohet nga ndërkombëtarët do lëviz diçka”, qytetarët flasin për Reformën në Drejtësi

10 Shtator 2019, 15:03 Nga DOSJA
“Nëse SPAK drejtohet nga ndërkombëtarët do lëviz

TIRANË- Reforma në Drejtësi në Shqipëri është rikthyer si temë kryesore në bisedat televizive dhe është ka një vëmendje të madhe nga ndërkombëtarët, të cilët po vëzhdojnë ta monitorojnë atë.

“Deutsche Welle” ka pyetur sot qytetarët në lidhje me Reformën në Drejtësi të cilët kanë thënë se çfarë presin prej saj.

Një pjesë e qytetarëve shqiptarë duken pesimistë që kjo reformë të bëhet, teksa shprehen se pak është bërë, ndonëse flitet shumë për të.

PËRGJIGJET E QYTETARËVE

– Shumë po duket, pak po del. Shpresojmë, që nëse drejtohet nga ndërkombëtarët SPAK-u, gjithçka do të lëvizë në drejtësinë shqiptare

– Presim shumë gjëra. Drejtësia do jetë më e rregullt, vendimet do të jenë më të shpejta.

– Vetëm drejtësi duam, të dalë e vërteta në shesh.

– Drejtësia është një nga ligjet kryesore për zhvillimin e ligjeve demokratike, për ekonominë, për njerëzit që të mos kenë kontradikta dhe që Shqipëria të futet në BE. Kjo reformë do të funksionojë, sepse është me ndihmë nga SHBA.

– Reforma në Drejtësi duhet të bëhet me rrënjë, nëse nuk bëhet kjo reformë, këtu nuk ka shtet, mbaron puna.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deutsche welle ngrijta e spak reforma ne drejtesi deutsche welle ngrijta e spak reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll