Aktualitet

“Gruaja i mbyllte derën”, sherret për xhelozi dhe tjetërsim pronash/ Ç’e shkaktoi tragjedinë e familjes në Librazhd

10 Shtator 2019, 16:01 Nga DOSJA
“Gruaja i mbyllte derën”, sherret për xhelozi dhe

LIBRAZHDDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin në familje që tronditi qytetin e Librazhdit tre ditë më parë. Dy janë pistat që mund ta kenë çuar Daut Gjokolajn që të ekzekutonte gruan e tij Luljetën me thikë dhe më pas të vetëvritej duke u hedhur me pranga nga kati i katërt i pallatit ku dhe banonin.

Dosja.al mëson se gruaja e ndjerë Luljeta Gjokolaj kishte filluar të bëhej shumë xheloze kohët e fundit dhe shumë herë e kishte lënë të shoqin të flinte jashtë duke i mbyllur derën.

Një tjetër arsye që mund të ketë shkaktuar krimin e rëndë është edhe fakti që Gjokolaj ishte në depresion. Mësohet se tjetërsimi i një prone afër hidrocentralit të Rrapunit ka bërë që Daut Gjokola të kalonte në gjendje të rëndë depresive prej disa kohësh dhe të merrte mjekime në lidhje me këtë gjë.

Pistën e dytë e ka hedhur kreu i degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto. Në një status në rrjetet sociale, Vreto shkruan se tjetërsimi i pronës afër hidrocentralit të Rrapunit ka bërë që Daut Gjokola të kalonte në gjendje të rëndë depresive prej disa kohësh.

Kreu i degës së PD-së shkruan se ka heshtur për dy ditë por se nuk e bën dot më duke oarë dramën e një familjeje.

Prefekti i Prefekturës të Qarkut Elbasan Arben Kamami, nëpërmjet një urdhëri kërkon të nxjerrë nga ambientet e punës ku ushtron aktivitetin e tij të ligjshëm sekretari i këshillit bashkiak Librazhd z. Daut Gjokola.

Prefekti jo për shkak të dëshirës por për shkak të urdhërave partiakë, detyrohet që të nxjerrë një urdhër klientelist edhe pse prona është e Bashkisë Librazhd. Urdhri i Prefektit në kundërshtim me ligjin kërkon të largohet nga ambientet e një hapësire tek ish kaldaja ku investimi është tërësisht privat dhe i investuar nga qiramarrësi z. Daul Gjokola.

“Konspiracionet tani jane te shumta, madje per tej imagjinates por une do ti drejtohesha prokurorise te filloje nenjeher hetimet dhe te zbardhe te verteten madje jam i gatshem te deshmoj dhe une per ngarkesat psikologjike te ciftit. Dauti bashke me Lulen kishin pese vjet qe perjetonin shume keq nderhyrjen brutale te pushtetit duke u marre investimin e tyre por jo vetem kaq ne rrapun kishin nje toke private dhe pushteti per te ndihmuar pronaret e ndertimit te nje HECI i ndryshuan harten (keto jane indicje per te filluar hetimin dhe me jane thene nga vete te ndjeret, besoj se duhet te jene ne dijeni dhe femijet apo te afermit).

(Une me dt 21-10-2014 kam bere nje shkrim denoncues per dhunen e ushtruar ne pronen e ciftit Gjokola, shkrimi eshte dhe ne faqen time ne facebook).
RILEXOJENI

‘Prefekti i Prefekturës të Qarkut Elbasan Arben Kamami, nëpërmjet një urdhëri kërkon të nxjerrë nga ambientet e punës ku ushtron aktivitetin e tij të ligjshëm sekretari i këshillit bashkiak Librazhd z. Daut Gjokola.

Prefekti jo për shkak të dëshirës por për shkak të urdhërave partiakë, detyrohet që të nxjerrë një urdhër klientelist edhe pse prona është e Bashkisë Librazhd. Urdhri i Prefektit në kundërshtim me ligjin kërkon të largohet nga ambientet e një hapësire tek ish kaldaja ku investimi është tërësisht privat dhe i investuar nga qiramarrësi z. Daul Gjokola,”– shkruan Bujar Vreto ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Librazhdit, ku 53-vjeçari Daut Gjokola vrau me thikë bashkëshorten, Lulen, dhe pas krimit u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i banesës. 49-vjeçarja është transportuar fillimisht në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daut gjokola vret gruan dhe veten krim i dyfishte ne librazhd daut gjokola vret gruan dhe veten krim i dyfishte ne librazhd

Sondazh

Poll