Aktualitet

Siguria në aeroport, TIA: Ka qenë dhe do të mbetet prioriteti kryesor, kemi shtuar masat

10 Shtator 2019, 15:47 Nga DOSJA
Siguria në aeroport, TIA: Ka qenë dhe do të mbetet prioriteti

TIRANË- Aeroporti “Nënë Tereza” me anë të zyrës së shtypit ka reaguar në lidhje me sigurinë në këtë institucion. Me një njoftim, TIA thekson se siguria aeroportuale ka qenë dhe do të mbetet prioriteti kryesor i saj.

Duke shpjeguar vendimin e Gjykatës, e cila i ka kërkuar TIA-s që të pezullojë garën për zgjedhjen e kompanisë së re, ky institucion garnaton qytetarët se siguria është primare dhe vendimi i gjykatës për pezullim të garës nuk është përfundimtar.

NJOFTIMI I PLOTË

Lidhur me shkrimin e djeshëm nga Balkanweb të datës 09.09.2019, me titull “Siguria në Rinas në dorë të koncesionarit. Gjykata TIA-s: pezullo garën për zgjedhjen e kompanisë së re”, dëshirojmë t’ju sjellim në vëmendje se:  “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është në dijeni të vendimit jopërfundimtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Duke patur parasysh mosrinovimin e licensës për sigurinë nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil për ish-kompaninë e sigurisë në aeroport ICTS, TIA po garanton sigurinë aeroportuale në zbatim të ligjit të Koncensionit me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe organizative. Në konsultim dhe bashkëpunim me autoritetet e qeverisë dhe aviacionit civil, TIA ka shtuar masat e sigurisë në aeroport. Siguria aeroportuale ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Një strukturë drejtuese ekzekutive ka forcuar udhëheqjen e kompanisë me një Drejtor të ri të Përgjithshëm Ekzekutiv dhe Drejtor të Përgjithshëm Operacional, për një mbikqyrje rigoroze të të gjitha operacioneve të sigurisë aeroportuale në TIA”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet reagon tia siguria ne aeroporte siguria në rinas reagon tia siguria ne aeroporte siguria në rinas

Sondazh

Poll