Politike

Tensionet në veri të Kosovës, ironizon Rama: Shfaqja pati të njëjtin fund, barrikadat pas 434 vitesh hynë në listën e mjeteve të protestës paqësore

Po ashtu, Rama ka ironizuar me faktin që nga këto tensione e vetmja gjë e re që doli, është se barrikadat pas 434 vitesh hynë në listën e mjeteve të protestës paqësore. 

29 Dhjetor 2022, 17:35 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, ironizon Rama: Shfaqja pati të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hqejen e barrikadave nga veriu i Kosovës. Me anë të një postimi në Tëitter, Rama shkruan se shfaqja që nisi zgjati pak më shumë se të tjerat, por pati të njejtin fund. Po ashtu, Rama ka ironizuar me faktin që nga këto tensione e vetmja gjë e re që doli, është se barrikadat pas 434 vitesh hynë në listën e mjeteve të protestës paqësore. 

Postimi i Plotë:

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare! Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!

edi rama tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll