Politike

Dreka e PD, Alibeaj: E refuzova ftesën, nuk shkoj aty ku më ngrihen kurthe dhe prita

29 Dhjetor 2022, 09:57 Nga A.B
Dreka e PD, Alibeaj: E refuzova ftesën, nuk shkoj aty ku më ngrihen
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Një drekë e thirrur nga deputeti Xhelal Mziu për festat e fundivitit, që bëri bashkë demokratët e dy kampeve, ka nxitur shumë reagime. Në darkë munguan disa deputetë, mes të cilëve dhe Enkelejd Alibeaj, i cili në një reagim për Liberale.al tha se e ka marrë ftesën, por ka refuzuar që të shkojë në një drekë që i ngrihen kurthe dhe prita.

“Unë sapo dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darkë me demokratët e degës dy në Tiranë.  Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj.  Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj,” tha Alibeaj.

Ky qëndrim i Alibeajt vjen pasi ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi darkën si një fillim të ri për grupin parlamentar të PD-së. Deputeti Gazment Bardhi tha se dreka nuk kishte asnjë qëllim politik dhe keqpërdorimi i saj është një lëvizje e dëshpëruar. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll