Politike

Vdekja e 60-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, Korreshi: Kartolinë e shëmtuar, kjo është panorama e Qeverisjes

Korreshi thotë se familje të shumta i drejtohen me dëshpërim dyerve të privatit për ti ndihmuar mirëpo vetëm shfrytëzohen. 

29 Dhjetor 2022, 11:51 Nga A.B
Vdekja e 60-vjeçares në Bashkinë e Lushnjes, Korreshi:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas lajmit të vdekjes së 60-vjeçares Shpresa Canit. Përmes një postimi të bërë në Facebook, deputeti thotë se ky rast është një kartolinë shumë e shëmtuar. Më tej, ai shton se ky është realiteti dhe panorama që ofron Qeverisja. Korreshi thotë se familje të shumta i drejtohen me dëshpërim dyerve të privatit për ti ndihmuar mirëpo vetëm shfrytëzohen. 

REAGIMI:

A mund te kete me vit te ri pas kesaj ??
A ka kartoline me te shemtuar se kjo??
Trishtim! Sado ta zbukuroni qytetin ky eshte realiteti. Shikoni neper dyqane artikulli qe eshte shitur me shume jane kofshat e pules ato qe kushtojne 300 leke kilogrami. Nuk kane mundesi te blejne gjel deti e ta festojne tradicionalishte. Kjo eshte panorama e qeverisjes. Mjerim! Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar deshperimishte ne dyert e bamirseve privat qe edhe kete jeni munduar me fotot tuaja ta shtetezoni. Dyer shteterore te mbyllura! Arroganc! Ngushellime familjes se te ndjeres.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.

shpresa cani vdes gruaja ne bashki

Sondazh

Poll