29 Dhjetor 2022, 14:37
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Në fillim të muajit Janar, do të shpërndahet një pako e madhe mbështetje për shtresat në nevojë. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pakoja do të jetë për 1 milionë qytetarë me vlerë 800 milionë lekë.
Nga kjo pako do të përfitojnë: pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit. Kreu i Qeverisë thekson se pakoja do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit
NJOFTIMI:
GËZUAR! Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit - duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje.
Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit. Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku.
edi rama
Politike
29 Dhjetor 2022, 12:51
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së Shpresa Canit brenda ambienteve të Bashkis&...
Politike
29 Dhjetor 2022, 12:06
Sali Berisha
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët foli në lidhje me shpalljen non grata nga Britania e Madhe....
Politike
29 Dhjetor 2022, 11:51
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas lajmit të vdekjes së 60-vjeçares Shpresa ...
Politike
29 Dhjetor 2022, 11:50
A.B
Takimi i Berishes
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në takim me rrjetin ndërkombëtar dhe atë ven...
Politike
29 Dhjetor 2022, 11:36
A.B
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një komunikimi në News24 ka folur në lidhje m...
Politike
29 Dhjetor 2022, 10:22
k.m.
Albin Kurti dhe Edi Rama
SERBI- Media serbe "Kurir" pretendon se Shqipëria dhe Kosova janë të koordinuar në sulm kundër Serbis&eu...
Politike
29 Dhjetor 2022, 10:20
f.g
Foto ilustrim
TIRANE- Një shkrim i publikuar nga Balkan Insight, BIRN, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, e cilëson si në kund&e...
Politike
29 Dhjetor 2022, 09:57
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Një drekë e thirrur nga deputeti Xhelal Mziu për festat e fundivitit, që bëri bashkë demokrat&e...
Politike
29 Dhjetor 2022, 09:23
A.B
Takimi
TIRANË- Pas takimit me demokratët, deputetja Jorida Tabaku festoi me degën 2 të Partisë Demokratike. Në atë fest&...
Politike
29 Dhjetor 2022, 08:30
A.B
Roland Bejko
TIRANË- Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko kërkon që në PD t'i...