Politike

Vdekja e gruas brenda Bashkisë, Berisha: Cani u rëndua pas debatit me kryebashkiaken dhe gruan e deputetit të PS

Berisha thotë se gruaja është tentuar të nxirret me forcë nga policia e më pas u ndje keq, duke humbur jetën.

29 Dhjetor 2022, 12:51 Nga A.B
Vdekja e gruas brenda Bashkisë, Berisha: Cani u rëndua pas debatit me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së Shpresa Canit brenda ambienteve të Bashkisë së Lushnjes. Berisha thotë se gruaja vdiq pasi iu hoq ndihma ekonomike. Sipas denoncimit që ka mbërritur te Berisha, gruaja debatoi me kryetaren e Bashkisë së Lushjes dhe me gruan e deputetit të PS-së, Bujar Çelën, Anilën e cila është drejtoresha e drejtorisë së ndihmës ekonomike. Më tej, thuhet se gruaja është tentuar të nxirret me forcë nga policia e më pas u ndje keq, duke humbur jetën.

POSTIMI

Pashpirtesi!! Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes,Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.
48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës. #sb

sali berisha vdes shpresa cani shpresa cani

Sondazh

Poll