Politike

Pas takimit me grupin e Berishës, Tabaku feston bashkë me Alibeaj dhe degën 2 të PD-së (FOTO)

Ditën e djeshme demokratët u bënë bashkë për të trokitur gotat në fundvit

29 Dhjetor 2022, 09:23 Nga A.B
Pas takimit me grupin e Berishës, Tabaku feston bashkë me Alibeaj dhe
Takimi

TIRANË- Pas takimit me demokratët, deputetja Jorida Tabaku festoi me degën 2 të Partisë Demokratike. Në atë festë, mori pjesë dhe deputeti Enkelejd Alibeaj i cili nuk ishte në festën e Berishës. 

Pas takimit me grupin e Berishës, Tabaku feston bashkë me Alibeaj dhe

Ditën e djeshme demokratët u bënë bashkë për të trokitur gotat në fundvit. Me nismë të deputetit Xhelal Mziu, drekës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, mes të cilëve Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha.

Kryedemokrati Berisha, e cilësoi këtë drekë si një mundësi dhe një fillim të ri për PD-në. Ndërkohë që nga ana tjetër deputeti Gazment Bardhi ka theksuar se kjo drekë u keqpërdor dhe se nuk ka asnjë fillim të ri. Ndërsa vet deputeti që i mbloi, Xhelal Mziu e ka quajtur drekën e sotme si pune dhe bashkimi. 

Të pranishmit:

Deputetët që mbështesin Berishën: Sali Berisha, Belind Kellici, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Xhelal Mziu, Tomor Alizoti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Albana Vokshi, Kastriot Piroli, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Luan Baci, Tritan Shehu, Isuf Celaj, Ina Zhupa dhe Edmond Spaho.

Deputetë që nuk mbështesin Berishën: Gazment Bardhi, Ferdinand Xhaferaj, Jorida Tabaku, Dhurata Cupi, Andia Ulliri, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Helidon Bushati, Eralda Bano, Fatjon Veizaj, llda Dhori, Ervin Salianji, Merita Bakiu dhe Ramadan Likaj.

Deputetët që munguan: Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Collaku, Flutura Acka, Dashnor Sula, Zheni Gjergji, Arbi Agalliu, Flamur Hoxha, Agron Gjekmarkaj, Emilja Koliqi, Petrit Doda, Orjela Nebiaj, Orjola Pampuri, Bledjon Nallbati dhe Seladin Jakupllari.

festa e demokrateve jorida tabaku enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll