Aktualitet

Ferma e kanabisit në Berat, Prokuroria vendore shpall mos kompetencën, dosja mbërrin në SPAK

Nga operacioni u sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, ndërsa u përjashtuan nga policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të policisë së Beratit.

29 Dhjetor 2022, 12:17 Nga a.l
Ferma e kanabisit në Berat, Prokuroria vendore shpall mos kompetencën,
serat me kanabis në Berat

BERAT- Dosja e fermës së kanabisit në Berat ku u arrestuan 11 persona dhe 95 gra janë në hetim ka kaluar për hetim në SPAK. Vendimi është marrë sot nga Prokuroria vendore e cila ka ngritur dyshimet se aktiviteti zhvillohej në 2 grupe kriminale.  Nga operacioni u sekuestruan rreth 800 kg kanabis për përpunim, ndërsa u përjashtuan nga policia dhe u ndëshkuan me ulje në gradë një sërë zyrtarësh të policisë së Beratit.

Megaoperacioni anti-drogë në Berat u zhvillua 1 muaj më parë, ku në fshatin Drenovicë u zbulua ferma me drogë ku ishin të punësuar mbi 100 persona, mes të cilëve 80 ishin gra. Lidhur me rastin policia vuri në pranga 11 persona kurse 95 punëtorët e hashashit u lanë në gjendje të lirë. Organizatorët e veprimtraisë së përpunimit të kanabisit ishin anëtarët e familjes Mema të identifikuar përkatësisht me emrat: Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema, Izmira Mema. Bashkë me të clët u vunë në pranga edhe personat Jurgen Ujkaj, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, pronari që kishte lënë me qira serat, Blerim Xhekaj, Samuel Lushaj. 7 punonjës të Policisë së Beratit dhe Dimalit u përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas zbulimit të serës me kanabis në fshatin Drenovicë. Përjashtimi nga policia e shtetit të këtyre efektivëve, erdhi si pasojë e mosevidentimit të kanabisit të kultivuar në serë, nga strukturat vendore të Policisë së Beratit, pasi një gjë e tillë është tërësisht e patolerueshme dhe e ndëshkueshme. Po ashtu është shkarkuar Drejtori i Policisë Berat Edmond Tarkaj si dhe është ulur në gradë për 6 muaj. Të përjashtuar kanë mbetur: 

1. Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
2. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
3. Komisar Ardit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
4. Nënkomisar Artan Musaj, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
5. Nënkomisar Miço Rakazija, me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
6. Inspektor Vladimir Toska, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
7. Inspektor Gazmend Sulaj, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

ferma e kanabisit ne berat

Sondazh

Poll