Aktualitet

ME FOTO- Kjo është Shpresa Cani, gruaja që ndërroi jetë brenda Bashkisë së Lushnjes. Policia gënjen për moshën

Nga njoftimi i familjarëve për mortin bie në sy një gjë, mosha e Canit.

29 Dhjetor 2022, 12:15 Nga k.m.
ME FOTO- Kjo është Shpresa Cani, gruaja që ndërroi jetë
Shpresa Cani

LUSHNJE- Personi që shihni në foton e mëposhtme, është Shpresa Cani, gruaja që ndërroi jetë brenda Bashkisë së Lushnjes. 48-vjeçarja ka ndërruar jetë dje brenda Bashkisë së Lushnjes ku edhe kishte shkuar për të kërkuar rikthimin e kempit. Nga njoftimi i familjarëve për mortin bie në sy një gjë, mosha e Canit. Policia e Fierit në njoftimin zyrtar bënte me dije se personi që kishtë ndërruar jetë ishte 60 vjeç, ndërkohë që Cani në të vërtetë ishte 48 vjeç. Shumë më e rë nga sa raportoi Policia. Por nuk dihet se përse iu ndryshua mosha? Ishte një gabim, apo u bë qëllimisht? 

shpresa cani vdes gruaja ne bashki

Sondazh

Poll