Aktualitet

Pushimet dimërore/ Publikohen datat, kur do të kthehen studentët në universitete

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit theksohet gjithashtu se këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet e pranverës, të hequra prej shumë vitesh.

29 Dhjetor 2022, 09:46 Nga a.l
Pushimet dimërore/ Publikohen datat, kur do të kthehen studentët
Universiteti i Tiranës

TIRANË- Nxënësit dhe studentët kanë nisur zyrtarisht pushimet dimërore që zgjasin gati dy javë, në kuadër të festave të fundvitit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të rikthehen në shkollë më 5 janar 2023.

Ndërsa procesi mësimor  në universitetet do të rifillojë javën e dytë të vitit të ardhshëm, më 9 janar 2023. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit theksohet gjithashtu se këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet e pranverës, të hequra prej shumë vitesh.

Në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të kenë pushimet e pranverës. Ministria e Arsimit ka publikuar gjithashtu datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për Gjuhën shqipe dhe Letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor. Provimi i Matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. 

provimet e matures

Sondazh

Poll