Politike

A do t’i rikthehet politikës? Tahiri: Vrasësit dhe hajdutët janë në maja, kjo betejë nuk përfundon këtu (VD)

10 Shtator 2019, 14:36 Nga DOSJA
A do t’i rikthehet politikës? Tahiri: Vrasësit dhe hajdutët

TIRANË– Ish-ministri Saimir Tahiri foli përpara gazetarëve pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i shtyu seancën më 19 shtator. I pyetur nëse do t’i rikthehet politikës pas gjyqit, Tahiri nuk e mohoi këtë gjë si mundësi, por u shpreh se nuk është prioriteti i tij për momentin.

Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se ka persona që janë akuzuar për vrasje dhe për vjedhje stratosferike dhe sërish ndodhen në majat e politikës. Më tej ai shtoi se nuk po mendon për këtë gjë tashmë, por për gjyqin.

Pyetja: A mendoni ju se do të riktheheni në majat e politikës?

Tahiri: Janë akuzuar për vrasje njerëzish edhe për vjedhje stratosferike në xhepat e njerëzve dhe sot janë në majat politike. Por unë nuk mendoj për këtë, unë mendoj për drejtësinë time. Kur kjo betejë e imja të përfundojë siç dua unë të përfundojë atëherë këtë betejë do ta kthej në betejën e çdo qytetari.

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi i saimir tahirit gjyqi i saimir tahirit

Sondazh

Poll