Politike

Gjykata shtyu seancën, Tahiri: E vërteta ime ka fakte kokëforta, nuk më bën syri tërrt (VD)

10 Shtator 2019, 14:15 Nga DOSJA
Gjykata shtyu seancën, Tahiri: E vërteta ime ka fakte kokëforta,

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për mediat pasi Gjykata e Krimeve të Rënda  shtyu seancën për të më datë 19 shtator. Përballë gazetarëve, Tahiri u shpreh se vërteta e tij, sipas tij është kokëforte dhe me prova të pakundërshtueshme. 

Ish-ministri shpjegoi më tej se ka dhënë  dorëheqjen nga posti i tij si ministër i Brendshëm për të dalë para Gjykatës si një qytetar i lirë dhe jo një njeri plot pushtet. 

Ndër të tjera ai shtoi se Prokuroria ka paraqitur sot prova të gënjeshtërta dhe sipas Tahirit këtë gjë e thotë edhe drejtësia italiane. 

“Jo pa shkak kam dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i lirë. Jo pa shkak hoqa dorë nga posti si Minsitër i Brendshëm për të dalë para togave si një qytetar i lirë dhe jo si një njeri plot pushtet.

Kam pasur shpresën që një ditë e vërteta është kollaj të dalë në dritë. Dëgjuat në sallë gjithë argumentimin tim dhe të Maksit për sa gënjeshtra janë thënë gjithë kësaj kohe.

Ishin shumë të kollajshme për t’u verifikuar nga Porkuroria.

Jam akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa policë, të cilët për kohën kur akuzohen nuk kanë qenë në detyrë.

Ky procedim penal është nisur nga vetë policët që kanë qenë në varësinë time dhe që sot janë të akuzuzar bashkë me mua. Ato prova të paraqitura nga Prokuroria janë të gënjeshtërta dhe këtë gjë nuk ka nevojë ta them unë. Këtë e thotë edhe drejtësia italiane. 

Policët që akuzohen bashkë me mua janë ata vetë që kanë nisur procedimin penal për Habilajt. Si i bie tani që ne paskemi kallëzuar njëri-tjetrin?

E vërteta ime është kokëfortë dhe askush nuk i del dot përballë. nuk më bën syri tërrt,– tha ish-ministri ndër të tjera.

Pas 7 orësh, shtyhet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Gjykata vendos për fatin e tij më 19 shtator. Nga ana tjetër, Prokuroria ka dhënë pretencën për të. Organi i akuzës kërkon 12 vite burg, që e konvertuar nga “gjykimi i shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Të njëjtën pretencë kanë dhënë edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çela.

Gjatë seancës, Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë duke mohuar tre akuzat e organit të akuzës. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi i saimir tahirit gjyqi i saimir tahirit

Sondazh

Poll