“Tirana mes 10 më të mirëve”, Veliaj solli nga Viena “trofeun” që s’ekziston
TIRANË- “Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gj...
TIRANË– Miliona dollarë investime dhe qindra projekte që kanë modernizuar ndjeshëm Forcat e Armatosura Shqiptare duke kulmuar me bazën e ardhshme ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Kjo është vëmendja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar për Shqipërinë, vëmendje e cila në dy vitet e fundit ka shënuar një nivel shumë domethënës. Në shenjë vlerësimi për kontributin e SHBA në fushën e sigurisë e mbrojtjes në Shqipëri, në një ceremoni ku merrte pjesë edhe e dërguara me punë e SHBA-së Leyla Moses Ones, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nderoi me Medaljen e Mirënjohjes, Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.
“Siç kam pasur rastin ta bisedoj gjatë të dy vizitave që kam zhvilluar me homologët e mi në Pentagon, në terma të kontributit për frymë Shqipëria renditet e dyta pas SHBA.Vitet 2018 dhe 2019 shënuan një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme për këtë bashkëpunim sepse investimet e SHBA në fushën e mbrojtjes në Shqipëri nuk kanë njohur asnjëherë një vëmendje më të madhe. Forcat tona të Armatosura janë duke u shndërruar sot në një forcë ushtarake moderne, me një nivel profesionalizmi që i lejon të marrë pjesë në misionet e NATO krah për krah me kolegët tanë amerikanë e europianë”, u shpreh Ministrja e Mbrojtjes.
Ajo nënvizoi kontributin e SHBA në reformën në drejtësi.
“Sot, kur falë mbështetjes së vendosur e të pakursyer të partnerëve tanë amerikanë, Shqipëria po hyn në fazën më jetike të zbatimit të reformës në drejtësi, është fare e qartë për çdo qytetar shqiptar sesa e rëndësishme është kjo mbështetje dhe çfarë roli vendimtar kanë luajtur e vazhdojnë të luajnë Shtetet e Bashkuara në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për të ndërtuar një shtet e një shoqëri evropiane, të bazuar tek sundimi i ligjit dhe vlerat e parimet e demokracisë”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes.
Sipas Ministres Xhaçka, ashtu siç kanë treguar gjatë këtyre viteve se dinë të jenë partnerë të përgjegjshëm dhe besnikë, të vendosur për të përmbushur detyrimet e pritshmëritë që kanë aleatët, po njësoj FA do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të japin kontributin e tyre në çdo mision apo situatë ku do të jetë e nevojshme për të garantuar sigurinë e SHBA, aleancës dhe rajonit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të ngarkuarës me punë Leyla Moses – Ones përgëzojnë Shqipërinë për angazhimin e saj për bashkëndarjen e barrës për NATO-n dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024.
“Shtetet e bashkuara mbështesin Forcat e Armatosura shqiptare sepse kanë treguar pafundësisht ndër vite, se janë të gatshme, të përgatitura dhe të afta të luftojnë krah për krah me trupat amerikane dhe të NATO-s, kudo në çdo kohë dhe në çfarëdo kushtesh. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimet samitit të Ëellsit dhe vazhdon të ris shpenzimet për mbrojtjen kombëtare drejt qëllimit të 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, u shpreh e ngarkuara me punë e SHBA.
Kontributi i SHBA për fushën e mbrojtjes e sigurisë në Shqipëri shtrihet që nga automjetet e blinduara për grup batalionin e këmbësorisë së lehtë, qendra për reagimin kibernetik, trajnimi dhe arsimimi i efektivëve, pajisja e Forcës Ajrore me helikopterë BlackHaëk, projektet në sistemin e ndërlidhjes apo pajisjet me vlerë se 1 milion dollarë për përgjigjet ndaj përmbytjeve dhe më shumë se 800 milion dollarë ndihmë humantare çdo vit.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- “Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gj...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi, ku sipas të cilit, drejtori i burgut të Shkodrës, në gjendje të deh...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se qëndrimi i Mark Babanit, kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, i cili refuzon akuzat e PD, ...
TIRANË- Pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, ka reaguar Taulant Balla, I cili ka falenderuar atë për kontributin e dhënë në Parlamentin shqip...
Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se Drejtori i Burgut të Shkodrës, Gëzim Selimi ka aksidentuar një person në Tiranë, i cili po ecte në vijat e bard...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar me përfaqësues të Komisionit të Venecias. Përmes një postimi në Twitter, Meta shprehet se nëse do të do ishin res...
Tiranë- Ditën e sotme Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Kjo pretencë me “gjykim të shkurtuar”, ulet në 8 vite ...
TIRANË- Pas Bylykbashit edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim sot me delegatët e Venecias. Pas këtij takimi Ruçi ka shprehu...
Tiranë- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka folur pas akuzave të Partisë Demokratike, se ka fshehur dënimet në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Babani tho...
Tiranë- Top Channel ka mësuar se ambasadori i ri gjerman në Tiranë ka kërkuar mos të humbet kohë me reformën zgjedhore.Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka ...