Bota

Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës, shërbimi kthehet në normalitet

Pas kontrolleve të shumta nga autoritetet, situata në aeroport paraqitej jashtë rrezikut dhe për këtë arsye shërbimi është kthyer në normalitet. 

28 Dhjetor 2022, 12:42 Nga a.l
Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës, shërbimi
Aeroporti i Prishtinës

KOSOVË- Shërbimi ndaj udhëtarëve në aeroportin 'Adem Jashari' në Prishtinë është kthyer në normalitet pas alarmit për bombë që u ngrit ditën e sotme duke vënë në panik qytetarët që ishin përgatitur për fluturim. Policia njofton se pas kontrolleve të shumta nga autoritetet, situata në aeroport paraqitej jashtë rrezikut dhe për këtë arsye shërbimi është kthyer në normalitet. 

Udhëtarët dhe personeli u evakuuan me urgjencë nga Aeroporti, pas alarmit të dhënë mëngjesin e sotëm. Policia njoftoi paraprakisht se aeroporti u mbyll përkohësisht, por pas kontrolleve të shtuara nga njësia K9 bluve të Kosovës zona u konstatua pa rrezik. 

bombë në aeroportin e prishtinës

Sondazh

Poll