Bota

'Barrikadat nuk tolerohen'/ Kurti: Nuk ka bisedime me kriminelët, do të arrestohen

Kreu i Qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk mund të ketë bisedime apo negociata me kriminelët dhe se ata duhet të arrestohen. 

28 Dhjetor 2022, 11:31 Nga a.l
'Barrikadat nuk tolerohen'/ Kurti: Nuk ka bisedime me kriminelët,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë, ka folur për aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit ku përmendti tensionet në veri të Kosovës. Kreu i Qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk mund të ketë bisedime apo negociata me kriminelët dhe se ata duhet të arrestohen. 

Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve të ligjshme të institucioneve të Kosovës i janë kundërvënë kriminelet duke i sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke e cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel po mbështeten nga presidenti dhe qeveria e Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit dhe cenim të integriteti territorial të Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e e bashkëpunojnë me kriminel por do ti arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i paligjshëm dhe i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet”, ka thënë Kurti.

Kryeministri foli edhe për bashkëpunimin me KFOR-in sa i përket barrikadave duke u shprehur se duhet të veprojë sa më shpejtë. 

I kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe kjo kohë dhe hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it, por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndroj edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”, tha Kurti.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll