Bota

'Beogradi po fsheh të vërtetën'/ Brnabic i përgjigjet Osmanit: Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre, Kurti do të dështojë

Ajo ka ironizuar në një replikë ndaj statusit të Osmanit, duke u shprehur se është dakord me të, por thekson se serbët po mbrojnë të drejtat e tyre dhe do të fitojnë, ndërsa Kurti, sipas saj do të dështojë.

28 Dhjetor 2022, 11:16 Nga a.l
'Beogradi po fsheh të vërtetën'/ Brnabic i
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ku kjo e fundit u shpreh se qëllimi i Beogradit është të fshehë të vërtetën. Ajo ka ironizuar në një replikë ndaj statusit të Osmanit, duke u shprehur se është dakord me të, por thekson se serbët po mbrojnë të drejtat e tyre dhe do të fitojnë, ndërsa Kurti, sipas saj do të dështojë.

Së fundi (!), jam plotësisht dakord me znj. Osmani: demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë. Prandaj janë barrikadat. Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (të cilën ju e hoqët), të drejtën për një gjykim të drejtë (të cilën ju e keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit. Ata do të triumfojnë dhe Kurti do të dështojë”, shkruan Brnabiç.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll