Bota

Lirimi i ish-policit serb/ Kurti: Nuk i komentojmë vendimet e organeve shtetërore

Në një konferencë për median pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti gjithashtu tha se KFOR ka kërkuar më shumë kohë deri në heqjen e barrikadave.  

28 Dhjetor 2022, 12:19 Nga a.l
Lirimi i ish-policit serb/ Kurti: Nuk i komentojmë vendimet e organeve
Albin Kurti

KOSOVË- Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti tha se nuk mund të komentojë vendimet e organeve shtetërore, pas lirimit të ish-policit serb Dejan Pantiç, të cilin Gjykata e la në 'arrest shtëpie'. Në një konferencë për median pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti gjithashtu tha se KFOR ka kërkuar më shumë kohë deri në heqjen e barrikadave të vendosura në kufi.   

'Ne si qeveri nuk është se preferojmë ti komentojmë vednimet e organeve shtetërore. Presim që zbatimi i rregullave dhe ligjit të jetë gjithmonë në interes të publikut. Është e vërtetë që javen e kaluar na është kërkuar nga KFOR që të japim më shumë kohë për heqjen e tyre dhe unë jam optimist për këtë. Por edhe njëherë unë ritheksoj se policia e kosovës, Ministria e punëve të brendhsme i ka kapacitetet për t'i hequr ato', tha Kurti. 

Arrestimi i ish-policit serb Dejan Pantiç më 10 dhjetor është bërë shkak që të nisin tensionet në veri të Kosovës e cila sot shënon ditën e 19-të e bllokimit nga barrikadat e serbëve. Gjatë kësaj kohë janë shënuar një sërë incidentesh dhe sulmesh, ku përmendim atë më të fundit, që u shënua vetëm 3 ditë më parë në Zubin-Patok aty ku patrullonte dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Reagime pati nga të dyja palët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi shtimin e njësisë së tij ushtarake dhe gatishmërinë e tij. Ndërsa kreu i ushtrisë serbe u nis për në Rashkë e cila ndodhet afër kufirit me Kosovën. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll