Rusia vazhdon të sulmojë përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës
Foto ilustruese Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë me zjarr artilerie pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontakti...
Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Ramush Haradinaj përmendi mbylljen e pikave kufitare, sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë, EULEX-it e KFOR-it.
TIRANË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se skenari i regjimit prorus në Serbi për destabilizimin e Kosovës po hyn në fazë kritike, duke shtuar se gjendja në Veri mund të përshkallëzojë dhe të dalë jashtë kontrollit. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Ramush Haradinaj përmendi mbylljen e pikave kufitare, sulmet ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë, EULEX-it e KFOR-it.
“Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike. Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese. Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit,”- ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, në këtë situatë, Kosova duhet të mobilizojë potencialin politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë, derisa i bëri thirrje Kurtit që të “sillet në përputhje me situatën e krijuar”. Kreu i AKK-së ka “lutur partnerët e sigurisë, posaçërisht Uashingtonin që të marrin nën kontroll situatën në Veri”.
“Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh. I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar! Serbia nuk zbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”. Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë. Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Ëashingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!,”-ka shtuar ai ndër të tjera.
Sot është dita e 19-të e barrikadave të vendosura në rrugët në Veri nga serbët në shenjë revolte për arrestimin e ish-policëve të Policisë së Kosovës.
Foto ilustruese Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë me zjarr artilerie pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontakti...
Dmitry Peskov Kremlini hodhi poshtë pretendimet e Kosovës se Rusia po e shtynë Serbinë që ta destabilizojë situatën n&eu...
Dejan Pantiç KOSOVË- Ish-pjesëtari i policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i cili u arrestua në fillim të...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shfaqur e veshur me rroba ushtarake në fjalimin e saj para Kom...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë, ka fol...
Ana Brnabiç KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosov...
Vrasja në Tetovë MAQEDONI E VERIUT- Adoleshentja 17- vjeçe që dyshohet se vrau të dashurin e saj mbrëmjen e 21 d...
Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka kërkuar një lutje mëngjesin e sotëm për Papën...
aksident TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Paraprakis...
Ivica Daçiç BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka kthyer përgjigje ministres së Jashtme të Shq...