Bota

Lirohet ish-polici serb Dejan Pantiç, shkon në 'arrest shtëpie'

Pantiç dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin në objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës. 

28 Dhjetor 2022, 11:45 Nga a.l
Lirohet ish-polici serb Dejan Pantiç, shkon në 'arrest
Dejan Pantiç

KOSOVË- Ish-pjesëtari i policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i cili u arrestua në fillim të këtij muaji në vendkalimin administrativ Jarinje, do të transferohet në arrest shtëpiak. Ish-polici u arrestua më 10 dhjetor dhe dy ditë më vonë ndaj tij u vendos si masë paraprake një muaj paraburgim, shkruan Tanjug. Pantiç dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin në objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Mitrovicës. 

Arrestimi i tij është bërë shkak që të nisin tensionet në veri të Kosovës e cila sot shënon ditën e 19-të e bllokimit nga barrikadat e serbëve. Gjatë kësaj kohë janë shënuar një sërë incidentesh dhe sulmesh, ku përmendim atë më të fundit, që u shënua vetëm 3 ditë më parë në Zubin-Patok aty ku patrullonte dhe misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR). Reagime pati nga të dyja palët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç urdhëroi shtimin e njësisë së tij ushtarake dhe gatishmërinë e tij. Ndërsa kreu i ushtrisë serbe u nis për në Rashkë e cila ndodhet afër kufirit me Kosovën. Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll