Bota

Veshur me rroba ushtarake, Osmani viziton Komandën e Forcave Tokësore: FSK është e përgatitur

Osmani tha më tej se së bashku me forcat speciale, Kosova është gati për ta mbrojtur paqen. 

28 Dhjetor 2022, 11:39 Nga a.l
Veshur me rroba ushtarake, Osmani viziton Komandën e Forcave Tokësore:
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shfaqur e veshur me rroba ushtarake në fjalimin e saj para Komandës së Forcave Tokësore në Istog. Osmani tha para ushtarëve të Kosovës në një ceremoni solemne në kazermën e FSK-së, se betimi që ushtarët kanë dhënë për t’i shërbyer atdheut është më i shenjtë se çdo gjë tjetër.

Viti që po lëmë pas u përcoll me sfida jo vetëm për ne, por edhe për botën. Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen dhe rendin botëror nga regjimet autoritare hegjemoniste… Prandaj, më shumë se kurrë na duhet devotshmëri ndaj atdheut, vigjilencë e përkushtim që Republikës t’i bëhemi gardianë”, tha presidentja.

Osmani tha më tej se së bashku me forcat speciale, Kosova është gati për ta mbrojtur paqen. 

Kjo gatishmëri e juaja për ta mbrojtur vendin nga çdo rrezik na bën krenar secilin… është nder e privilegj sa herë jam në mesin tuaj. Mbi të gjitha djemtë e vajzat e forcës sonë janë të gatshëm për të mbajtur integritetin territorial e sovranitetin e shtetit tonë… Ju shqyheni për përkushtimin ndaj vendit, për nivelin profesional, për disiplinë e përkushtim ndaj ndaj detyrës, për nderin ndaj vendit tuaj. Kjo na bën krenar ne si shtet…”, u shpreh tutje presidentja.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm.

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll