Bota

Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria jonë është gati, shpresoj të mos testohet

Vuçeviç ka thënë se Beogradi është i hapur për marrëveshje por pa lëvizur nga "vija e kuqe". 

28 Dhjetor 2022, 10:24 Nga f.g
Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria jonë është gati, shpresoj
Millosh Vuçeviç, minister

BEOGRAD- Ministri Serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se ushtria serbe është gati në çdo moment të mbrojë popullin serb por nuk do të donte të testohej. Në një intervistë për televizionin publik serb, Vuçeviç ka thënë se Beogradi është i hapur për marrëveshje por pa lëvizur nga "vija e kuqe". 

“Ju e shihni guximin dhe vendosmërinë në sytë e tyre për ta mbrojtur popullin tonë. Askush nuk është në luftë dhe askush nuk dëshiron konflikte, por ushtria serbe është e gatshme, e guximshme dhe e vendosur për ta mbrojtur vendin tonë. Shpresoj që askush të mos testojë nëse kjo është e vërtetë. Serbia është e gatshme për një marrëveshje, por kjo nuk do të thotë të injorohen vijat e kuqe. Neve na takon të gjejmë një zgjidhje politike dhe në të njëjtën kohë ushtria dhe policia janë të gatshme ta mbrojnë Serbinë dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë ai.

Deklarimi vjen pas një përshkallëzimi të situatës në veri të Kosovës ku prej 19 ditësh, serbët kanë vendosur barrikada në pikën kufitare të Merdarës që vazhdon të jetë e mbyllur. Dje grupet serbe sulmuan emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit me bomba zhurmuese. Tensionet vazhdojnë me thirrje nga ndërkombëtarët për qetësi ndërsa liderët në Prishtinë dhe Beograd ende nuk kanë gjetur një dakordësi./ Dosja.al

millosh vuçeviç tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll