Bota

PAMJET- Qytetarët presin jashtë me valixhe, njësia K9 e Policisë së Kosovës nis kontrollet me qen në Aeroport

Pritet të kryhen kontrolle të imtësishme në gjithë zonën e aeroportit.

28 Dhjetor 2022, 10:29 Nga A.B
PAMJET- Qytetarët presin jashtë me valixhe, njësia K9 e
alarmi për bombë

KOSOVË- Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pas kërcënimit me bombë. Pritet të kryhen kontrolle të imtësishme në gjithë zonën e aeroportit. Nga ana tjetër, Policia e Kosovës njoftoi më herët se aeroporti është mbyllur përkohësisht. 

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.

Lajmin e alramit për bombë e ka dhënë Zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.

Në pamjet e siguruara nga aeroporti shihen sesi udhëtarët me valixhet e tyre distancohen në dalje të aeroportin duke ruajtur sigurinë e tyre. 

bombë në aeroportin e prishtinës

Sondazh

Poll