VIDEO/ Kërcënimi me bombë në aeroportin e Prishtinës, dalin pamjet
pamjet KOSOVË- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë. L...
Policia ka thënë se këcënimin e kanë marrë në orët e para të mëngjesit, duke mos dhënë më shumë informacione.
KOSOVË- Mbyllet përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, 'Adem Jashari'. Kështu bën të ditur Policia e Kosovës pas kërcënimit me bombë i cili u raportua pak minuta më parë.
Policia ka thënë se këcënimin e kanë marrë në orët e para të mëngjesit, duke mos dhënë më shumë informacione.
“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara tha se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.
pamjet KOSOVË- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë. L...
Aeroporti KOSOVË- Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës. Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar...
Lufta në Ukrainë UKRAINË- Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë me zjarr artilerie pozicionet ukrainase përgjat&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një paralajmërim në kuad&eu...
Barrikada KOSOVË- Fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milos Vuçeviç tingëlluan kërcënues, sikur ko...
Avdullah Hoti KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka listuar disa kërkesa ndaj Qeverisë s&...
"Klinikat tona po përballen me një valë të mundshme falimentimi që do të jetë e pamundur të ndalet”, thotë ...
Ministria e Punëve të Jashtme KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës janë duke u përshkallëzuar e për k&eum...
Aleksandër Vuçiç KOSOVË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka vizituar disa njësi të Ushtrisë...
Merdare KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka bërë thirrje ndaj qytetarëve dhe udhët...