Aktualitet

Me 160 km/h, Policia Rrugore kontrolle me radarë në Sauk: E papranueshme, gjoba do t’ju vijë në shtëpi

3 Shkurt 2019, 06:44 Nga DOSJA
Me 160 km/h, Policia Rrugore kontrolle me radarë në Sauk: E

TIRANË- Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle gjatë natës në Sauk në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë.

Kontrollet janë zhvilluar me radar, dhe siç shihet edhe nga videoja e Policisë disa drejtues mjetesh kanë shkelur rregullat e qarkullimit duke ecur me shpejtësi disa herë tej normave të lejuara.

“155 km/h deri 160 km/h, e papranueshme. Rrezik potencial për jetën tuaj dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t’ju vijë aty ku banoni.”

Tashmë policia rrugore ka filluar ndjekjen e re të menaxhimit të kontrollit, ku evidentohet dhe ndëshkohet vetëm ai drejtues mjeti që shkel rregullat dhe nuk ndalohet çdo mjet.

Postimi i plotë:

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba kontrolle me radar masa administrative policia e shtetit policia rrugore sauk gjoba kontrolle me radar masa administrative policia e shtetit policia rrugore sauk

Sondazh

Poll