Bota

Kurti për Escobar: Do e kuptojë që Bujaria e tij ndaj Beogradit nuk ia vlen

Ndër të tjera në një itnervistë për 'Istraga', Kurti u shpreh se Escobar do e kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj boegradit nuk ia vlen. 

27 Dhjetor 2022, 10:32 Nga a.l
Kurti për Escobar: Do e kuptojë që Bujaria e tij ndaj Beogradit
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratat e emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili më herët tha se nuk do ta lejojë Kosovën të kërcënojë Serbinë. Kreu i qeverisë së Kosovës, iu përgjigj deklaratave duke thënë se ka disa pika me të cilin ai nuk pajtohet dhe se Escobar bën tolerime për Beogradin. 

Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Escobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t’i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta”, tha kurti.

Ndër të tjera në një itnervistë për 'Istraga', Kurti u shpreh se Escobar do e kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj boegradit nuk ia vlen. 

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen”, ka thënë Kurti kur pyet nëse Escobar bën lëshime ndaj Serbisë. 

Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll