Bota

Tensionet në veri/ Petkoviç: Do i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina

Petkoviç tha se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin serb në Kosovë dhe Metohi.

27 Dhjetor 2022, 09:46 Nga a.l
Tensionet në veri/ Petkoviç: Do i përgjigjemi çdo lloj
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohi, Petar Petkoviç ka deklaruar se shërbimet e shtetit serb po e bëjnë punën e tyre dhe se Beogradi e di se çfarë po planifikon dhe përgatit Prishtina. I ftuar në një nga programet e televizionit serb RTS, Petkoviç tha se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin serb në Kosovë dhe Metohi.

Ne jemi të gatshëm të ruajmë paqen, por edhe t'i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina”, tha Petkoviç për RTS. 

Petkoviç tha se populli serb nuk sulmon askënd, teksa shtoi se nuk duan konflikte. Ai gjithashtu u shpreh se kryeministri Albin Kurti, dëshiron të sulmojë popullin serb.

Dy barrikada të reja janë vendosur në veri të Kosovës orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e ka konfimruar policia e Kosovës e cila deklaroi se kamionët e artilerisë së rëndë kanë bllokuar lagjen e Boshnjakëve dhe vendin e zuajtur Kershi i Dudës në Zveçan.Tre kamionë janë vendosur te udhëkryqi afër shkollës teknike. Pengesa e re pamundëson lëvizjen e lirë në qytet, ndërsa raportojmë se kjo është barrikada e 12-të e vendosur prej datës 10 dhjetor kur shtetasit serbë vendosën barrikadat e para. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës. Situata mes dy venede duket se është përshkallëuzar pas incidentit të shënuar dy ditë më parë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin-Patok. Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë e saj./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll