Bota

Pamje të tmerrshme/ Braziliani i droguar tenton të përdhunojë një grua, e ndjek këmba-këmbës por bie në pishinë dhe humb jetën (VIDEO)

Freitas vdiq në vendngjarje pasi humbi shumë gjak si pasojë e plagëve. Gruaja e frikësuar, e cila nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, ka luftuar kundër sulmuesit.

27 Dhjetor 2022, 10:03 Nga a.l
]Pamje të tmerrshme/ Braziliani i droguar tenton të
Brazil

BRAZIL- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil ku një burrë i droguar është përpjekur të futet nga dritarja e banesës për të përdhunuar një grua. Sipas mediave të huaja, braziliani i quajtur Jacques Freitas hyri me forcë përmes një pengese metalike për të hyrë në apartamentin luksoz në Salvador. 

Freitas vdiq në vendngjarje pasi humbi shumë gjak si pasojë e plagëve. Gruaja e frikësuar, e cila nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, ka luftuar kundër sulmuesit. Ajo më pas arriti të ikë nga banesa e saj dhe drejt pishinës së jashtme të banesës me agresorin duke e ndjekur nga pas, siç shihet në pamjen e kamerave. Por ndërsa Freitas po e ndiqte, ai u rrëzua në buzë të pishinës, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në vend./ Dosja.al

jacques freitas

Sondazh

Poll