Bota

Sulmet e pamëshirshme të Rusisë në rajonet ukrainase/ Zelenskyy: Është e vështirë dhe e dhimbshme

Duke trajtuar situatën në vijën e frontit në fjalimin e tij të së hënës mbrëma, ai tha se duhet të mbledhin forcat dhe të përqendrohen. 

27 Dhjetor 2022, 09:04 Nga a.l
Sulmet e pamëshirshme të Rusisë në rajonet ukrainase/
Volodymyr Zelenksyy

UKRAINË- Luftën dhe sulmet e njëpasnjëshme nga ushtria ruse që po ndodhin në Dombas të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelenksyy i konsideron të vështira dhe të dhimbshme. Mediat e huaja shkruajnë, se ai është shprehur gjithashtu se luftimet në rajonet lindore të Bakhmutit, Kreminës dhe zonave të tjera në Donbas nuk janë të lehta për trupat ukrainase. Duke trajtuar situatën në vijën e frontit në fjalimin e tij të së hënës mbrëma, ai tha se duhet të mbledhin forcat dhe të përqendrohen. 

'Vija e parë. Bakhmut, Kreminna dhe zona të tjera në Donbas, të cilat tani kërkojnë forcë dhe përqendrim maksimal. Situata atje është e vështirë, akute. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet në dispozicion të tyre - dhe këto janë burime të rëndësishme - për të shtrydhur së paku një përparim', u shpreh Zelenskyy. 

Guvernatori rajonal i Donetskut Pavlo Kyrylenko tha të hënën se më shumë se 60% e infrastrukturës në qytetin Bakhmut , i cili ka qenë vendi i luftimeve intensive, është shkatërruar pjesërisht ose plotësisht. Ai shtoi se, Rusia po bombardon vazhdimisht infrastrukturën e Bakhmutit. Armiku po vazhdon taktikat e tokës së djegur./ Dosja.al

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll