Bota

Policia e Kosovës e konfirmon: Janë vendosur dy barrikada gjatë natës

Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës.

27 Dhjetor 2022, 08:51 Nga a.l
Policia e Kosovës e konfirmon: Janë vendosur dy barrikada gjatë
barrikadat

KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar sot vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit. Siç raportojnë mediat kosovare, njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes. Policia ka konfirmon se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës.

Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”, thuhet në përgjigjen e policisë për Express.

Serbët lokalë prej 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç. Si pasojë e kësaj situate janë shënuar edhe incidente.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll