Aktualitet

Klodiana Lala: Ervis Martinaj po merrte tendera para se të zhdukej, familja e tij do të ndërtonte resort në Kune Vain

Gazetarja tha gjithashtu se familja e tij kishte nisur planet për ndërtimin e një resorti në Kune Vain, zonë bregdetare në Shëngjin.

26 Dhjetor 2022, 21:27 Nga F.M
Klodiana Lala: Ervis Martinaj po merrte tendera para se të zhdukej, familja
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se i shumëkërkuari i zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj kishte një pasuri të jazhtëzakonshme. E ftuar në 'TPZ', Lala tha se Martinaj së fundmi kishte marrë edhe tendera. Gazetarja tha gjithashtu se familja e tij kishte nisur planet për ndërtimin e një resorti në Kune Vain, zonë bregdetare në Shëngjin.

"Ervis Martinaj nuk ishte personazh dosido, por një personazh  shumë kompleks, një djalë i shkolluar me background të mirë shkollimi, me një familje shumë të mirë, i vendosur në Fushëkuqe. Nuk nisi nga rruga. Martinaj erdhi nga auditoret e universitetit, në botën e krimit. Martinaj ishte mbreti i një biznesi që qarkullon miliona dhe miliarda euro, që janë bastet. Ishte njeri me potencial të jashtëzakonshëm financiar. Kishte lidhje shumë të forta politike. Filloi të goditej kur u ngrit furtuna për operacionin “Fundi i marrëzisë”. Ai nisi të kishte përplasje edhe në botën e krimit. Ngjarja e parë për të cilën ai u dyshua ka qenë Elvis Doçi, një ndër njerëzit e përfshirë në lojrat e fatit dhe njihej për afërsinë e tij me ish ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Që nga ai moment Martinaj mund të konsiderohej si peshk i madh i krimit të organizuar. Më pas, Martinaj, kur krijoi hasmëri me disa grupe njëherëazi, u vu në shënjestër. Përse reagoi Edi Rama? Mënyra si ka reaguar herën e parë, i kërkonte policisë që nëse është i vrarë, ta deklarojë dhe nëse është i zhdukur ta çojnë para drejtësisë. Martinaj ishte në shoqërinë e një efektivi policie, tre ditë para zhdukjes. Martinaj po merrte tendera, po ngrinte ndërtesa. Familja e tij po ndërtonte një resort në Kune Vain. Ishte personazh i cili po kontrollonte gjithë aksin nga Tirana, Fushë Krujë dhe Fushëkuqe. Ishte futur dhe kishte krijuar, kishte dhunuar shumë kundërshtarë. Vëllezërve Duka u mori babain dhe ua dhunoi, ata i vranë krahun e tij të djathtë, ish-policin Malko,"- deklaroi Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll